Në organizim të Universitetit “La Sapienza”, Universitetit të Maltës, Universitetit të Tetovës dhe
Universitetit “Haxhi Zeka”, prej 13–15 tetor 2025, në hapësirat e Fakultetit për Ekonomi dhe
Shkenca Sociale të Universitetit “La Sapienza” në Romë, u zhvilluan punimet e Kongresit të Nëntë
Ndërkombëtar të Shkencave Shoqërore të Aplikuara (C-IASOS 2025).
Në këtë kongres, punimet e tyre shkencore i paraqitën njëzet e pesë anëtarë të stafit akademik të
Universitetit të Tetovës, përkatësisht të Fakultetit Ekonomik. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit
Ekonomik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Brikend Aziri, mori pjesë edhe në cilësinë e
udhëheqësit të njërit prej sesioneve tematike të kongresit.
Në kuadër të kongresit u zhvilluan edhe disa takime me përfaqësues të Universitetit “La Sapienza”,
Universitetit të Maltës dhe Universitetit “Tor Vergata”, me qëllim të inicimit të bashkëpunimit
ndërinstitucional ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe institucioneve të sipërthëna.
Si rezultat i përfaqësimit dinjitoz të Universitetit të Tetovës, në takimin teknik, organizatorët e
kongresit morën vendim të përbashkët që organizimi i ardhshëm i këtij kongresi, gjatë vitit 2026, të
mbahet në Universitetin e Tetovës. Kjo do të jetë një mundësi konkrete që bashkëorganizatorët të
njihen nga afër me arritjet akademike dhe institucionale të Universitetit të Tetovës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com