“Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet.
E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin , sepse edhe në këto rrethana dua të lë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike, ashtu siç veprova gjatë gjithë fushatës.
Por arroganca e disave në Vlen po bëhet e gërditshme.
Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit.
Me 114 mijë vota, AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve.
Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve.
Fyerjet ndaj tij nuk janë shenjë force politike, por shenjë dobësie morale.
Këto sulme të ulëta kanë një qëllim , të sjellin demoralizim para raundit të dytë,
por do të ndodhë e kundërta:
BASHKIM dhe VENDOSMËRI.
Shqiptarët dhanë mbështetje masive në raundin e parë, dhe në raundin e dytë duhet ta konfirmojmë kush e mban realisht vullnetin e tyre politik.
AKI mbetet zëri i shqiptarëve, ndërsa Ali Ahmeti , shtylla e tyre morale dhe ideore.
I ftoj të gjithë shqiptarët në raundin e dytë ta konfirmojmë këtë me dinjitet dhe masivitet.” ka shkruar Bujar Osmani

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com