Më 22.10.2025, në orën 20:40, policët e SPB Tetovë në fshatin Zhelinë, dhe në orën 20:55 në fshatin Grupçin, kanë arrestuar U.R. (18) nga Zhelina dhe një të mitur nga Grupçini, të cilët ishin denoncuar nga A.R. (19) nga fshati Bozovcë.
Sipas kallëzimit, rreth orës 15:00, ndërsa A.R. ishte së bashku me një mik të mitur nga fshati Reçicë e Vogel në një lokal në Tetovë, ata janë sulmuar fizikisht nga U.R., i mituri dhe edhe katër persona të tjerë. Të dy të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës kundër tyre.
Mgid