Më 23.10.2025, rreth orës 00:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar S. Sh. (21) nga fshati Reçicë e Madhe, pas një denoncimi paraprak se më herët, rreth orës 10:00, në fshatin Zhelinë, ndërsa shkonte në një dasmë familjare, ai kishte qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij “BMW” me targa të Tetovës dhe ngjarjen e kishte publikuar në rrjetet sociale.
Nga S. Sh. është konfiskuar një pistoletë “Zoraki” me një karikator bosh dhe një kuti me 21 fishekë, për të cilat ai nuk kishte leje. Ai është ndaluar në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës kundër tij.
Mgid