Kandidati i pavarur për kryetar komune të Makedonski Brodit, Milosim Vojneski, është tërhequr nga gara zgjedhore në raundin e dytë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shprehu mirënjohje qytetarëve për mbështetjen në raundin e parë dhe njoftoi se, pas konsultimeve, ka vendosur ta tërheqë kandidaturën.

“VMRO-DPMNE është partia ime amë, së cilës i kam kushtuar pjesën më të madhe të jetës. Besoj se ky është vendimi më i mirë në interes të qytetarëve të Makedonski Brodit,” shkroi Vojneski. Në raundin e parë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Zharko Risteski, mori 1.539 vota, ndërsa Vojneski 705.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume