Pa rrymë sot nga ora 08:30 deri në 14:00, do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve Polog dhe Koçanska në Komunën e Kisella Vodës, informon QRMK-Shkup.

Nga ora 08:30 deri në 16:00 rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Halldincë në Solunska Glava, Komuna e Studeniçanit, nga ora 09:00 deri në 14:00 shfrytëzuesit e një pjese të rr. Makedonska Kosovska Brigada në komunën e Shuto Orizares, nga ora 09:00 deri në 14:00 objektet në rrethinën e ndërtesës me nr. 17 në bul. Arradhat Partizane në komunën Qendër, ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:00 shfrytëzuesit e rr. 6 në f. Bardovc.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume