Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale u kujton qytetarëve se, sipas Vendimit
për ditën dhe momentin e fillimit dhe ditën dhe momentin e përfundimit të orës verore në
vitin 2025, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 28 mars 2025 dhe
të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 68, ora verore do
të përfundojë të dielën, më 26 tetor 2025.
Me përfundimin e orës verore, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen një
orë prapa, pra koha në orën 03:00 do të llogaritet në 02:00.
Në përputhje me Vendimin:
 Ora verore në vitin 2025 filloi më 30 mars në orën 02:00, kur koha u zhvendos një orë
përpara.
 Përfundimi i orës verore do të bëhet më 26 tetor në orën 03:00, me zhvendosje një orë
prapa.
Vendimi është marrë bazuar në praktikën vjetore për rregullimin e matjes së kohës dhe synon
harmonizimin me rregullativat evropiane në këtë fushë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com