Bayern Munich e ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë.

Bavarezët triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Borussia Monchenglabach, e vlefshme për xhiron e tetë në elitën e futbollit gjerman.

Ishte minuta e 19-të kur vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Castrop u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Përkundër kësaj, Bayern Munich nuk arriti ta gjente golin deri në minutën e 64-të, kur shënoi Joshua Kimmich.

Guerreiro e dyfishoi epërsinë e mysafirëve gjashtë minuta më vonë, kurse 17-vjeçari Karl e vulosi epilogun e këtij ballafaqimi.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e parë.

Në anën tjetër, Borussia Monchengladbach mbetet në vendin e fundit me tri pikë gjithsej.

56 mijë tonë beton hi në pak sekonda, shemben dy kullat e termocentralit
Read more

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com