Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, gjatë vizitave të sotme derë më derë, theksoi se zhvillimi i Tetovës është në interes të çdo qytetari, pa dallim.

“Zhvillimi i qytetit tonë është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm bashkë mund të ndërtojmë një Tetovë më të zhvilluar, më të pastër dhe më të drejtë për të gjithë,” u shpreh Rexhepi.

Ai ftoi qytetarët që nga 2 nëntori të bashkohen në këtë nismë për ndryshim dhe përparim, nën moton #BashkëPërTetovën./ts

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume