Skender Rexhepi Zejdi në Debat 21 është shprehur i bindur se AKI-ja do t’i fitojë të gjitha komunat në rrethin e dytë të zgjedhjeve të 2 nëntorit.

“Unë besoj thellë se do të fitojmë në të gjitha komunat. Ja për shembull në Tetovë, kandidati ka 4000 vota më shumë se votat për këshilltarë. Do të thotë se ato janë vota të VMRO-DPMNE-së. Dhe në raundin e dytë, përveç se ai do të bëhet servil i kryeministrit, përsëri kemi bindjen se qytetarët shqiptarë do ta penalizojnë duke i dhënë përkrahje kandidatit tonë, i cili kërkon vetëm të jetë i drejtë, në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e standardit të qytetarëve. Bajram Rexhepi është kandidat i cili i përmbush të gjitha kriteret për të qenë kryetar i drejtë për të gjithë qytetarët”, tha Zejdi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com