Kandidati i AKi-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka ngritur akuza të rënda lidhur me ndërtimet në hapësirën e “Monopolit” në Tetovë, duke i quajtur ato “veprime që ofendojnë kujtesën dhe sakrificën e qytetarëve”.

Sipas tij, dëmi që është bërë me këtë rast nuk është vetëm financiar, por edhe shpirtëror.

“Është e papranueshme që mbi varret e prindërve tanë të ndërtohen këso projekte të dyshimta. Kjo është çmenduri që ka ndodhur me Monopolin”, theksoi ai, njofton TS.

Në fund të debatit në emisionin “RISHTAZI”, Rexhepi ftoi publikisht Bilall Kasamin që të përballet me të në një debat të hapur.

“Le të vijë në debat, ku të dojë dhe kur të dojë, në cilin televizion të dojë. Por nuk guxon, sepse nuk mund të përballet me të vërtetën”, deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se qytetarët e Tetovës kanë “ndjeshmëri të madhe për këtë çështje”, pasi “Monopoli” përfaqëson një simbol historik dhe emocional për mijëra familje që janë përballur me padrejtësi./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com