Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke akuzuar Hamasin për shkelje të armëpushimit që ka qenë në fuqi prej 10 tetorit.

Njoftimi erdhi nga zyra e kryeministrit në Tel Aviv. Konkretisht, në deklaratë thuhet: “Pas konsultimeve të sigurisë, Kryeministri Netanyahu urdhëroi stafin ushtarak të kryejë menjëherë sulme të fuqishme në Rripin e Gazës”.

Vendimi u mor menjëherë pas sulmit ndaj forcave izraelite në pjesën jugore të Gazës, i cili shkaktoi zemërim në Izrael, pasi ndodhën shkelje të reja të marrëveshjes së armëpushimit, duke përfshirë incidente që lidhen me kthimin e trupave të pengjeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume