Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili dëshiron të bëhet kryetar me votat e VMRO-së sonte u shpreh hapur se nuk e mbështet kandidatin e VLEN-it për Bërvenicën Haqim Ramdanin pasi sipas tij ka bërë thirrje për ndarje etnike.

““Deklaratat e kandidatit në fjalë janë qëndrime personale të tij. Ne, si koalicion VLEN, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Në një komunë dhe në një komunitet multietnik, nuk do të mendoja se strategjia më e mirë është ndarja etnike. Ne nuk duhet të bashkohemi mbi ndarjet etnike, por mbi vizionin tonë për ndërtim dhe zhvillim.

Prandaj, në këtë rast, vlerësoj se qëndrimet e kandidatit të komunës së Bërvenicës janë qëndrime të tij personale. Unë, si kryetar i Komunës së Tetovës, përfaqësoj të gjithë qytetarët shqiptarë, maqedonas, romë dhe turq dhe nuk mund të qëndroj pas thirrjeve për ndarje etnike.” u shpreh Bilall Kasami në Alsat.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar ashpër gazetari Furkan Saliu i cili thotë se me vjen turp.

“Aaaauuu, marre m’vje ej.
K’shu nuk i kam n’drru qendrimet si 6 vjecar para babes kur e kom dhi punen.
Autentik. Autokton. Autonom.
Damnnn” ka shkruar Furkan Saliu./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com