Pas skandalit ku kandidati për Tetovën, Bilall Kasami tha se nuk do të mbështes kandidatin e VLEN-it Haqim Ramadanin për Bërvenicën ka reaguar ashpër Vjollca Berisha.

“Deklaratë më dashakeqe nuk keni dëgjuar 40 vjet nga një politikan yni.
Të relativizosh tentimin për ta zgjedhur një shqiptar etnik në krye të një komune me shumicë shqiptare, më shumë se një grykësi për pushtet, është plotësim i agjendave më perfide antishqiptare, që zinin fill te tentimi për paralele të përziera në shkolla (kur shtypja ndaj nesh ishte në kulmet e saj), në lista të përziera për deputetë, në kauza qytetare të stisura (gjasme të përbashkëta), deri në relativizmimin e plotë të kategorisë etnike dhe krijimin e “maqedonasit politik” me të gjithë ne brenda. Krejt sipas doktrinave të përpikta të kuzhinave që na e plagosën historinë.
Tash Bilal Kasami, i cili edhe herë tjetër ka “mundur” të jetë protagonist i një projekti të tillë, kërkon ta udhëheqë Tetovën. Me këto mendime. Në shërbim të këtyre ideve.
Jo, falemnderit!” thuhet në reagimin e Berishës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com