Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi ka bërë thirrje publike drejtuar qytetarëve të Tetovës, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune. Ai nënvizon rëndësinë e një zgjedhjeje të ndërgjegjshme, duke theksuar dallimet mes dy kandidatëve: Bilall Kasamit dhe Bajram Rexhepit.

“Nëse fiton Bilall Kasami, nuk mund të presim ndryshime, përveç llumit dhe kaosit që tashmë e kemi parë në katër vitet e shkuara,” tha Rexhepi. Ai shtoi se një fitore e Bajram Rexhepit mund të sjellë një qytet më të pastër, me rend dhe rregull, siç i përshtatet një qyteti universitar.

Rexhepi apelon për ngritjen e vetëdijes qytetare, duke theksuar se vetëm vendosja e rendit dhe rregullit në Tetovë mund të jetë një mësim i fuqishëm për të gjitha kandidaturat e ardhshme.

“Pa rend dhe rregull në qytetin tonë – Tetovën tonë të dashur, nuk mund të shpresojnë në votat e Tetovarëve,” përfundon ai.

Me këtë mesazh, Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi inkurajon qytetarët që të bëjnë një zgjedhje të informuar dhe të ndërgjegjshme në rundin e dytë të zgjedhjeve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com