Kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin Ali Ahmeti, sonte kanë vizituar shtabin e AKI-së në Reçicë të Madhe.

Rexhepi u shpreh se kjo vizitë simbolizon bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen e Tetovës.

“Është koha për të treguar se vetëm kur bëhemi bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen e Tetovës,” tha ai.

Bajram Rexhepi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive qytetare, duke nënvizuar se vetëm përmes përpjekjes së përbashkët mund të arrijë Tetova një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përmirësuar./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com