Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin Ali Ahmeti, zhvilluan një takim me banorët e Reçicës së Vogël 1 dhe 2.

Gjatë fjalës së tij, Rexhepi theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e qytetit.

“Vetëm bashkë mund ta nxjerrim Tetovën në dritë,” u shpreh ai, duke theksuar vizionin e përbashkët për një Tetovë më të pastër, më të zhvilluar dhe me më shumë rend e rregull, njofton TS.

Ndërsa nga takimi që zhvilluan sonte në Reçice e Vogël 2, Bajram Rexhepi theksoi se “Tetova meriton një fillim të ri! Atë do ta bëjmë Bashkë me 2 nëntor!”

Takimi u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për iniciativën #BashkëPërTetovën/TS

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume