Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ka nxjerrë në pah jo vetëm rivalitetin politik, por edhe prapaskena të frikshme brenda politikës shqiptare në vend. Ato tregojnë për pazare të fshehta, ndërhyrje të qeverisë dhe një kontroll të plotë politik mbi kandidatët që janë ende në garë ,madje edhe ndaj atyre që formalisht janë pjesë e koalicionit qeveritar informon Tetovasot.
Gjithçka ka nisur me një “shkulje veshi” nga kreu i Qeverisë, për të përfunduar me një orkestrim të plotë elektoral, ku çdo lëvizje e kandidatëve shqiptarë duket e kontrolluar deri në detaj.
Në këtë atmosferë të tensionuar, rasti i Bilall Kasamit, kryetarit të komunës së Tetovës dhe njëkohësisht kreut të Lëvizjes BESA, po shihet si shembulli më domethënës i një transformimi politik kameleon. Pas deklaratave të tij në Shqipëri, ku kishte artikuluar qëndrime të qarta, Kasami u detyrua më vonë të demantojë vetveten, duke krijuar konfuzion brenda elektoratit dhe strukturave të partisë së tij.
Më skandaloz mbetet rasti i Bërvenicës, ku partia e tij braktisi kandidatin e vet, duke e lënë të vetëm në përballje me të gjitha makineritë shtetërore, ndërkohë që një kandidat maqedonas pritet të përfitojë nga kjo lojë e orkestruar. Ky është një rast thuajse i paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Tashmë, në prag të së dielës zgjedhore, Bilall Kasami pritet të përballet me një reaksion të ashpër nga qytetarët e Tetovës, të cilët e ndiejnë si tradhti këtë skenar elektoral. “Shitja e Bërvenicës” për interesa politike të ngushta, ka revoltuar një pjesë të madhe të opinionit publik tetovar, që duket se nuk do ta harrojë lehtë këtë lëvizje.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com