Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopce, përmes një reagimi publik ka deklaruar se “çdo ditë po dëshmohet se Aleanca për Shqiptarët kishte plotësisht të drejtë që e braktisi koalicionin ‘Vlen’” informon Tetovasot.

Sipas Snopces, bashkëpunimi i partive shqiptare që kanë mbetur në këtë koalicion me VMRO-DPMNE-në po shoqërohet me “koncesione të mëdha dhe të rënda”, të cilat – siç thotë ai – përbëjnë “një tradhti kombëtare”.

“Për të qenë nën tutelën e VMRO-së, duhet t’i dorëzohen asaj koncesione të mëdha. Partitë e mbetura në ‘Vlen’ kanë hyrë në këtë labirint dhe kanë pranuar gjithçka që u kërkohet,” shkruan Snopce.

Ai përmend se pas dorëzimit të Butelit, tani kërkohet edhe “Kërçova, Bërvenica dhe Struga”, duke e lidhur këtë me një strategji të kryeministrit dhe partisë së tij percjelle Tetovasot.

Snopce shton se është “e kuptueshme që VMRO të ketë ambicie politike”, por se “është tradhti kombëtare që partitë shqiptare të bëhen bashkëpunëtore në zbatimin e tyre”.

Në fund, deputeti përmbyll me një mesazh politik për zgjedhjet e 2 nëntorit:

“Shqiptarët do të vendosin qartë: secili mund të bëjë ç’të dojë me fatin e vet, por jo me fatin, pronën dhe të ardhmen e shqiptarëve.”

Postimi i plotë:

Çdo ditë po dëshmohet se Aleanca për Shqiptarët kishte plotësisht të drejtë që e braktisi koalicionin “Vlen”!
Tani u bë e qartë se për të qenë nën tutelën e VMRO-së, duhet t’i dorëzohen asaj koncesione të mëdha, madje të rënda. Partitë e mbetura në “Vlen” kanë hyrë në këtë labirint dhe kanë pranuar gjithçka që u kërkohet.
Kryeministri e tha vetë: “Ne kemi plan dhe qëllim.”
Dhe ky “plan” tashmë po zbatohet. Ashtu siç deshi padroni i tyre, ata ia dorëzuan Butelin, dhe tani kërkohet edhe Kërçova, Bërvenica e Struga , pjesë e së njëjtës strategji. Për këtë, KM i kërcënon me mbështetjen në Tetovë dhe komunat tjera shqiptare.
Është e kuptueshme që VMRO dhe udhëheqësi i saj të kenë plane dhe ambicie politike,por është tradhti kombëtare që partitë shqiptare të bëhen bashkëpunëtore në zbatimin e tyre!
Ata që dikur kërkonin ridefinim të shtetit, sot kanë humbur çdo dinjitet dhe arrijnë të thonë se “përkatësia etike” është më e rëndësishme se përkatësia etnike shqiptare!
Vaj medet ku janë fundosur!
Kjo më kujton thënien e Dario Fo: “Jemi në baltë deri në fyt, prandaj ecim me kokën lart.”
Më 2 nëntor, shqiptarët do të vendosin qartë: secili mund të bëjë ç’të dojë me fatin dhe pronën e vet, por jo me fatin, pronën dhe të ardhmen e atyre që kanë përkatësi etnike shqiptare!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com