Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve të raundit të dytë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime më 2 nëntor.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe për ndërtimin e një komune që vendos qytetarin në qendër të çdo vendimi, njofton TS.

“Më 2 nëntor votojmë për të ardhmen e Tetovës, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për një komunë që ka në qendër qytetarin,” u shpreh Rexhepi në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Tetovës.

Ai shtoi se vizioni i tij është një Tetovë moderne, e zhvilluar dhe me shërbime cilësore për të gjithë banorët, duke ftuar qytetarët të besojnë në ndryshim dhe në forcën e bashkimit./TS

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume