Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, u ka bërë thirrje qytetarëve për ndryshim dhe përgjegjësi.

Në mesazhin e tij, Rexhepi theksoi se katër vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për Tetovën, e cila, sipas tij, është përballur me keqmenaxhim dhe mungesë transparence, njofton TS.

“Katër vitet e kaluara, Tetova u vodh në mënyrë të tmerrshme dhe të pamëshirshme. Komuna jonë nuk mund të durojë edhe një mandat tjetër katërvjeçar të tillë keqmenaxhimi,” deklaroi Rexhepi.

Ai kërkoi besimin e qytetarëve për të nisur një “rilindje të vërtetë të Tetovës”, me qëllim që komuna të kthehet në shërbim të qytetarit dhe jo të interesave të ngushta politike./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com