Arkin Jahi i BDI-së nga tubimi në Çellopek të Bërvenicës: Haqim Ramadani nuk është vetëm, ai e ka popullin dhe diasporën (VIDEO)
Në një tubim të mbajtur në fshatin Çellopek me qytetarët dhe mbështetësit të komunës së Bërvenicës, për kandidatin Haqim Ramadani, kryetari i degës së BDI-së, Akin Jahi, mbajti një fjalim të fuqishëm duke theksuar unitetin, transparencën dhe mbështetjen e plotë për kandidatin e VLEN-it për kryetar komune, Haqim Ramadani.
Jahi u shpreh se në këtë moment vendimtar, nuk duhet të ketë asnjë dilemë, por qëndrim të qartë dhe të bashkuar për të ardhmen e komunës.
“Këtu nuk duhet të ketë dilemë. Këtu duhet të ketë qëndrim të qartë! Ne kemi shkuar t’i kërkojmë votat sepse ato janë në listën e shtetit. Çdo qytetar ka të drejtë të votojë, dhe ne e kërkojmë mbështetjen me dinjitet,” tha Jahi në fjalimin e tij, njofton TS.
Ai theksoi se shqiptarët gjithmonë kanë bashkëpunuar me dinjitet dhe qëllime të pastra, duke refuzuar çdo akuzë apo politikë të mbyllur.
“Gjithçka që është transparente nuk mund të akuzohet. Ne nuk mund të arrijmë qëllimet tona me shpirt të trazuar, por me zemër të pastër dhe politikë të sinqertë. Prandaj duhet të jemi bashkë” , theksoi ai.
Në vijim, Jahi nënvizoi se çdo arritje e deritanishme në Bërvenicë është rezultat i kontributit të përbashkët të qytetarëve dhe strukturave lokale, duke shtuar se kandidati, Haqim Ramadani, gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve.
“A është Haqimi jetim në këtë garë? Jo! A është Haqimi i vetëm në këtë garë? Jo! Prandaj, këtë të diel, të gjithë bashkë, me një zë e me një zemër, të votojmë për Haqim Ramadanin dhe të sigurojmë fitoren,” përfundoi Jahi mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve./TS