Në një video të publikuar së fundmi, vetë lideri i Ali Ahmeti, i është drejtuar drejtpërdrejt kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, me fjalët: “do shkelim, ta dish”, njofton TS.

Kjo deklaratë e Ali Ahmeti është bërë në ditën e fundit të fushatës për komunën e Tetovës, ku Ali Ahmeti i premton dhe sinjalizon përgatitje të lartë në raundin e dytë që do mbahen më 2 nëntor.

“Shih Bajram, i kemi marrë të gjitha masat, aq shumë jemi të organizuar, do shkelim, ta dish”, ishin fjalët e Ali Ahmetit drejtuar Bajram Rexhepit./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume