Rinia e Aleancës Kombëtare për Integrim u mbledh sonte para komunës së Tetovës për të denoncuar atë që e quajnë nënshtrim politik dhe degradim të dinjitetit kombëtar shqiptar.

“Sot ndodhemi këtu për të ngritur zërin kundër një fenomeni të rrezikshëm që po e degradon jetën politike dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Fjala është për koalicionin e ashtuquajtur “Vlen” — që çdo ditë e më shumë po dëshmon se nuk vlen as për fjalën e dhënë, as për parimet, e aq më pak për interesat shqiptare. Këta njerëz që dikur e nisën me premtime për ndryshim, sot janë bërë instrument i klientelizmit dhe i politikave ditore. Kjo nuk është politikë. Kjo është nënshtrim”, theksoi kryetari i Forumit Rinor të AKI-së, Art Zylbehari, njofton TS.

Sipas rinisë së AKI-së, çdo akt që degradojnë dinjitetin kombëtar do të gjykohet nga historia dhe populli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume