Analisti politik Arsim Zekolli ka reaguar ashpër ndaj marshit të VLEN-it dhe Bilall Kasamit në Tetovë, në të cilin nuk shihej asnjë flamur kombëtar shqiptar, duke e cilësuar këtë veprim si fyerje ndaj identitetit dhe dinjitetit kombëtar të shqiptarëve.

“Tetova, zemra e shqiptarësisë, pa asnjë flamur shqiptar! Zemër plot kolesterol dhe urrejtje ndaj identitetit kombëtar. Përjetuam edhe këtë që një parti që e quan veten ‘shqiptare’ të ndalojë shpalosjen e flamurit kombëtar në një qytet me 80% shqiptar. Edhe atë në prag të Nëntorit,” shkruan Zekolli, njofton TS.

Reagimi i tij ka ngjallur shumë komente në rrjetet sociale, ku qytetarët ndanë të njëjtin shqetësim për mungesën e simboleve kombëtare në prag të festave të nëntorit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com