Vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, Bilall Kasami po përpiqet me çdo mënyrë të sigurojë mbështetje, duke dërguar BegatonA për të joshur votuesit maqedonas në Tetovë.

Ky veprim i Bilall Kasamit në rrjetet sociale nga shumë komentues shihet si shenjë frike dhe pasigurie pas rënies së mbështetjes brenda elektoratit shqiptar, dhe shitjes së kandidatit të tij Haqim Ramadanit në Bërvenicë.

“Nga frika e madhe që e ka kap Bilall Kasamin, dërgon Begatonën një ditë para zgjedhjeve për t’i joshur votuesit maqedonas! As VMRO nuk të ndihmon, e shqiptarët nuk ta falin tradhtinë që ia bëre Haqim Ramadanit,” – thuhet në reagimet që qarkullojnë sot në rrjete sociale.

Në prag të zgjedhjeve, atmosfera politike është bërë tepër e tensionuar, ndërsa akuzat për pazare dhe tradhti politike janë bërë temë e nxehtë në opinionin publik./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com