Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë kapur drogë dhe armë në një lokal që përdorej si sallon për rregullimin e flokëve. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

“Më 01.11.2025 rreth orës 13:10, në Tetovë, në rrugën “Prespa”, policia nga Stacioni i Policisë Tetovë, bazuar në urdhër gjyqësor, ka kryer bastisje tek berberhane, që përdorej nga B.L. (21) nga Tetova, i cili nuk ishte prezent. Bastisja u krye në praninë e H.A. (23) nga Tetova, i biri i pronarit të shtëpisë, ku u gjetën dhe u sekuestruan: marihuanë e paketuar në disa doza, 2000 qese të zbrazëta, një peshore digjitale dhe një pistoletë “Zoraki” kalibër 9 mm me karikator të zbrazët. Pas dokumentimit dhe sqarimit të rastit, kundër B.L. do të parashtrohet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume