Simpatizues të Bilall Kasamit dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit dhe më pas i kanë shpërndarë në faqen “Busulla Politike”, e cila menaxhohet nga zyra e Kasamit. Sipas raportimeve, qëllimi i publikimit ka qenë kërcënimi i personave që kanë premtuar se do ta votojnë Kasamin, por me kusht që të fotografojnë votën e tyre. Ende nuk dihet nëse policia është përfshirë ose ka nisur hetime lidhur me këto keqpërdorime. Mësohet se faqja “Busulla Politike” menaxhohet nga persona që punojnë në kabinetin e Bilall Kasamit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume