Manastir, 2 nëntor 2025 – SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër M.T. (46) për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas hetimeve, i denoncuari, në cilësinë e drejtuesit të një personi juridik, ka munguar pa arsye nga puna për gjithsej 140 ditë gjatë periudhës 14 gusht 2020 – 17 shtator 2024, pa siguruar vendime për pushim dhe mungesa nga kompania.

Në këtë mënyrë, ai dyshohet se ka përfituar dobi pasurore në vlerë prej 389.099 denarësh. Kallëzimi penal është ngritur dhe hetimet për dokumentimin e plotë të rastit janë në zhvillim.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com