Një rast i rëndë keqtrajtimi të kafshëve është zbuluar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Crnoec të Manastirit, ku policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për organizim të luftërave ilegale me qen.

Sipas njoftimit të SPB Manastir, më 1 nëntor 2025, rreth orës 23:00, në oborrin e shtëpisë së një banori vendas me iniciale M.H. (43), janë kapur në flagrancë katër shtetas nga Kosova – A.D. (49), K.S. (43), R.B. (48) dhe B.N. (53) – si dhe pesë shtetas nga Maqedonia e Veriut: G.S. (51), I.Ž. (41), M.H. (43), V.L. (43) nga Manastiri dhe V.M.V. (59) nga Shtipi, njofton TS.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një qen të plagosur dhe dëshmi materiale që lidhen me organizimin e ndeshjeve ilegale.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzim penal për “torturë ndaj kafshëve”, në përputhje me nenin 233 të Kodit Penal.

Autoritetet kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë aksionet për zbulimin dhe ndëshkimin e rasteve të tilla të keqtrajtimit të kafshëve./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com