Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi pasditen e sotme në një konferencë për media se deri në orën 15:00, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 30.26%.

Në total, deri në këtë orë kanë votuar 208,571 qytetarë, njofton TS.

Sa i përket zgjedhjeve për kryetar të Qytetit të Shkupit, pjesëmarrja është 29.94%, që do të thotë se kanë votuar 104,182 votues.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, ky numër kishte qenë më i lartë – 31.16%, ose gjithsej 365,977 qytetarë që kishin dalë në votime.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com