Bojkoti i VMRO-DPMNE-së ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të votuesve në Tetovë. Deri në orën 15:00, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kanë votuar gjithsej 27.243 qytetarë, që përbën rreth 31% nga 87.878 votues të regjistruar.
Ky nivel i ulët i pjesëmarrjes, sipas burimeve zgjedhore, mund të ndikojë në kthimin e rezultatit në favor të kandidatit të Aleancës për Shqiptarët (AK), Bajram Rexhepi. Raportohet gjithashtu se mërgata ka rritur ndjeshëm mbështetjen për kandidatin e AK-së në këtë raund.
Nga ana tjetër, burime brenda shtabeve zgjedhore bëjnë të ditur se ka pasur përplasje verbale mes shefit të shtabit të VLEN-it, Besar Durmishi, dhe përfaqësuesit të VMRO-së, Angel Karapetrovski, në lidhje me bojkotin e zgjedhjeve nga anëtarësia maqedonase në Tetovë./TS/