Kryeparlamentari Afrim Gashi njofton se sot ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai thekson se vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre.

“Sot e realizova të drejtën time qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të shprehur vullnetin e tyre në dobi të komunave dhe qyeteve tona.” shkruan Gashi./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com