Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, në konferencën për shtyp të mbajtur pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, tha se me mbylljen e procesit zgjedhor, partia e tij shpreh mirënjohje dhe respekt të thellë për çdo qytetar që mori pjesë në votime.

“Me përfundimin e këtij procesi zgjedhor, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për çdo qytetare dhe qytetar që dha kontributin e tij demokratik, dhe në mënyrë të veçantë për mërgatën tonë, e cila edhe kësaj radhe dëshmoi përkushtim ndaj vendlindjes,” tha Ademi, njofton TS.

Ai theksoi se procesi zgjedhor ishte një dëshmi e pjekurisë demokratike dhe se përkushtimi ndaj interesit të përbashkët duhet të jetë udhërrëfyes për të gjitha forcat politike në vend.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com