Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, denoncoi parregullsi të shumta gjatë fushatës zgjedhore gjatë  të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Pamë blerje masive të votave, asfalt elektoral, betonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje brutale të shtetit në favor të pushtetit,” deklaroi Ademi, njofton TS.

Ai shtoi se këto dukuri e dëmtojnë rëndë procesin demokratik dhe besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

Ademi gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre dhe mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike në vend./TS

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume