Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e 100% të votave në zgjedhjet lokale në Bogovinë. Sipas rezultateve përfundimtare, Feti Abazi nga partia Vlen ka fituar garën me 6.371 vota, duke mposhtur Besnik Emshiun nga AKI, i cili ka marrë 5.038 vota.
Rezultatet tregojnë një diferencë të qartë mes kandidatëve, duke reflektuar mbështetjen e qytetarëve për Abazin.
Pas shpalljes së fituesit, Feti Abazi ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe ka premtuar përkushtim maksimal në shërbim të komunitetit, njofton TS.

Mgid