Pas raundit të dytë të të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përmes rrjeteve sociale është prononcuar Izet Mexhiti nga VLEN

Mexhiti thotë se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve.

“Shqiptarë, urime fitorja! Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim! VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë. Nga nesër, kryetarët e zgjedhur nisin punën me përgjegjësi dhe përkushtim. Ne jemi të vendosur të punojmë çdo ditë për zhvillimin e vendbanimeve tona dhe për mirëqenien e çdo qytetari.
Sonte fillon një erë e re politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Vota juaj na nderoi, por edhe na obligon që të mos ndalemi me punë!”, ka shkruar Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume