Qindra komente pozitive ka marrë kandidati i Aleancës për Shqiptarët (AK), Bajram Rexhepi, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore në Tetovë, ku ai humbi garën për kryetar komune.

Në rrjetet sociale, shumë simpatizantë dhe qytetarë e kanë vlerësuar ndershmërinë dhe sjelljen dinjitoze të Rexhepit, duke theksuar se pranimi i rezultatit që në orët e para pas mbylljes së votimit është shenjë e kulturës demokratike dhe integritetit personal.

Rexhepi, i cilësuar si kandidat me qasje europiane, e pranoi humbjen me qetësi dhe përgjegjësi, duke marrë mbi supe rezultatin si një gjest fisnik dhe shembull për politikën shqiptare.

Ja disa komente:

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume