Kandidati i VLEN-it për komunë e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i cili dha dorëheqje nga posti i Drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, në rrjetin social facebook ka kërkuar takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti.
Ramadani shkruan se në atë takim dëshiron të bisedojë për gjendjen e shqiptarëve në RMV por edhe për, sipas tij, padrejtësitë në zgjedhjet komunale ku ai humbi në Bërvenic, karshi kandidatit të VMRO-së
“Ftoj kryeministrin e Republikës së Shqipërisë,
z. Edi Rama në takim zyrtar në zyrat e tij, në bazë të nenit 8 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku përcaktohet se Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve të saj.
Një ftesë e tillë i drejtohet edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për një takim në zyrën e tij, me qëllim që të diskutojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të këtij takimi, kërkoj që të hapet edhe diskutimi për parregullsitë e evidentuara gjatë zgjedhjeve komunale në Bërvenicë, si çështje që lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e përfaqësimit dhe integritetin e procesit demokratik.
Haqim Ramadani
Kandidat për kryetar komune në Bërvenicë”, ka shkruar Ramadani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume