MPB njofton se më 03.11.2025 në orën 20:50 në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Gj.Sh.(34) nga Gostivari, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se në shtëpinë familjare, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, së bashku me bashkëshorten e tij kishin kërcënuar nënën e tij 54-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume