Presidenti i Turqisë, Reqep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeiba.
Gjatë bisedës telefonike ata diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Libisë dhe çështjet rajonale.
Mediat e huaja shkruajnë se Presidenti Erdogan tha se Turqia po ndjek nga afër zhvillimet në Libi dhe se do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin.
Presidenti turk tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Libisë në shumë fusha, veçanërisht në sektorin e energjisë, është i rëndësishëm dhe se përpjekjet e ndërmarra në solidaritet për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e dy vendeve në Mesdheun Lindor do të vazhdojnë.