Linjat ajrore dhe udhëtarët amerikanë po përballen me ditën e dytë të anulimeve e kufizimeve të fluturimeve në mbarë vendin, ndërsa pritet që mbyllja e qeverisë federale të shkaktojë ndërprerje edhe më të mëdha në ditët në vijim. Administrata Federale e Aviacionit ka urdhëruar kompanitë ajrore të shkurtojnë 4% të fluturimeve të tyre në 40 aeroportet kryesore për shkak të mbylljes së qeverisë. Këto shkurtime do të rriten në 6% të martën dhe do të arrijnë në 10% deri më 14 nëntor. Urdhri përfshin rreth 700 fluturime të katër kompanive më të mëdha ajrore amerikane. Gjatë mbylljes rekord të qeverisë që ka zgjatur tashmë 39 ditë, rreth 13.000 kontrollorë të trafikut ajror dhe 50.000 punonjës të sigurisë në aeroporte janë detyruar të punojnë pa pagesë, gjë që ka çuar në mungesa të shumta në punë. Ndërkohë, administrata Trump ka shtuar presionin ndaj demokratëve në Kongres, duke kërkuar që ata të miratojnë planin republikan për financimin e qeverisë, në mënyrë që ajo të mund të rihapet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com