Ka përfunduar rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin në 17 prej 18 komunave ku të dielën u mbajt balotazhi.

Numërimi i votave të rregullta është kryer në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Rahovec, Obiliq, Junik, Mamushë dhe Kllokot, ndërsa ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Mitrovicë, shkruan Reporteri.net.

Komuna më së shumti sipas rezultateve preliminare të KQZ-së nga partitë shqiptare, kanë fituar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me nga shtatë komuna, pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës me gjashtë komuna, më pas Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me pesë komuna, Nisma për Kosovën ka fituar një komunë, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) një komunë e ka fituar edhe Iniciativa e Ramiz Lladrovcit, ndërsa Lista Serbe është partia me më së shumti komuna, gjithsej dhjetë.

Komunat e fituara në raundin e parë nga Vetëvendosje dhe në balotazh

VV-ja, në zgjedhjet e 12 tetorit fitoi pa balotazh në tri komuna: Podujevë, Shtime dhe Kamenicë, ndërsa në dje në balotazh fitoi në Mitrovicë, Gjilan, Fushë-Kosovë e Obiliq.

Para këtyre zgjedhjeve, kjo parti qeveriste me katër komuna: Podujevën, Shtimen, Gjilanin dhe Kamenicën.

Komunat e fituara në raundin e parë nga LDK dhe në balotazh

Në rundin e parë, LDK-ja fitoi dy komuna, Istogun dhe Lipjanin.

Dje në balotazh fitoi në pesë komuna, në Prishtinë, Pejë, Junik, Viti dhe Dragash.

Komunat e fituara në raundin e parë nga PDK dhe në balotazh

PDK-ja fitoi Ferizajn, Skenderajn dhe Hanin e Elezit në rundin e pare.
Në balotazh dje kjo parti fitoi në Vushtrri, Prizren e Kaçanik.

Para këtyre zgjedhjeve, kjo parti qeveriste me 8 komuna (këto të rikonfirmuarat si dhe Mitrovicën e Skenderajn).

Komunat e fituara në raundin e parë nga AAK dhe në balotazh

AAK-ja në rundin e parë më 12 tetor fitoi vetëm Deçanin.

Në balotazh dje kjo parti fitoi në katër komuna tjera, në Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Suharekë.

Kjo parti ka mbajtur të gjitha komunat që qeveriste para këtyre zgjedhjeve.

Kush e fitoi nga një komunë

Nisma Socialdemokrate e fitoi Malishevën në rundin e parë, ndërsa në të dytin nuk ishte në garë në asnjë komunë tjetër. Edhe në zgjedhjet e kaluara, kjo parti udhëhiqte vetëm me këtë komunë.

Iniciativa e Ramiz Lladrovcit ka fituar komunën e Drenasit.

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka fituar Mamushën, komunë të cilën e ka udhëhequr edhe para këtyre zgjedhjeve. /Reporteri.net/.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com