Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Damasit në Larisë, ku një grua 49-vjeçare, pronare e një furrë lokale, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave greke, fatkeqësia ndodhi pasi flokët e saj u ngatërruan në makinën për përgatitjen e brumit që përdorej në furrë. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të punonjësve dhe ndërhyrjes së shërbimit emergjent (EKAB), mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Policia ka nisur hetime për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës. Komuniteti lokal është thellësisht i tronditur nga humbja e 49-vjeçares, e cila ishte shumë e dashur dhe e respektuar në zonë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume