Anglia ka vazhduar ecurinë e saj mbresëlënëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Serbinë me rezultat 2-0 në “Wembley Stadium”, duke arritur në 20 gola të shënuar pa asnjë të pësuar në këtë cikël eliminator.
Golin e parë e shënoi Bukayo Saka në minutën e 29-të, pas një aksioni të ndërtuar mirë dhe një goditjeje të saktë në këndin e largët.
Kapiteni Harry Kane humbi një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë, ndërsa pjesa e parë u mbyll 1-0 për “Tre Luanët”.
Në pjesën e dytë, Serbia kërkoi barazimin me disa raste të rrezikshme nga Vlahović dhe Samardžić, por pa sukses.
Në minutat e fundit, Phil Foden nisi një kundërsulm të shpejtë që përfundoi me një supergol nga Eberechi Eze, duke vulosur fitoren 2-0 për skuadrën e Thomas Tuchel, shkruan Gazeta Express.
Kjo fitore eliminon Serbinë nga gara, ndërsa Anglia e mbyll fazën e grupeve si lidere absolute. Ndërkohë, Shqipëria siguroi vendin e dytë në grup pas triumfit ndaj Andorrës.