Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur këtë të premte, në orën 10:00, në SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011 në kuadër të hetimeve të rihapura për këtë çështje (dosja nr. 138/2024).

Thirrja e parë është lëshuar më 3 nëntor, ndërsa e dyta parashikon paraqitjen më 14 nëntor 2025, në orën 10:00.

Berisha është thirrur në cilësinë e personit që mund të ndihmojë hetimet ndërsa ka deklaruar publikisht se është i gatshëm të paraqitet dhe se është i interesuar për zbardhjen e plotë të çështjes.

Sipas tij, ai nuk ka marrë zyrtarisht fletë-thirrjen dhe akuzon qeverinë se po përdor dosjen për të mbuluar skandale të tjera.

Në deklaratat për mediat, Berisha theksoi se gjithmonë u është përgjigjur thirrjeve të drejtësisë dhe se do të veprojë njësoj, me kusht që t’i dorëzohet thirrja zyrtare.

Ai përsëriti se prej vitesh ka kërkuar një hetim të plotë, madje edhe me prokurorë ndërkombëtarë, duke akuzuar njëkohësisht kryeministrin Rama për pengimin e hetimeve pas vitit 2013.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com