Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me dosjen “Buka”.

Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë. Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë.

Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa palët nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë paraprake. Më tej, prokurori kërkon të pyeten si dëshmitar 14 persona, ndër ta edhe ish-ministri Shkëlqim Cani.

“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së që po verifikohet”, deklaroi Prokurori i SPAK.

Burime bëjnë me dije se SPAK po verifikon një transfertë prej 3 mln eurosh nga Shqipëria drejt Austrisë të lidhur Ahmetaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume