Futbollistët e Shkëndijës janë çerekfinalistët e fundit në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi pasdite në Tetovë fituan Tikveshin me rezultatin 2:0.

Golat i shënuan Alhasan në minutën e 43-të dhe Mazari në kohën shtesë.

Në çerekfinale kualifikimin paraprakisht e siguruan edhe fituesi aktual i Kupës Vardari, Struga, Rabotniçki, Sileksi, Ohri, Shkëndija e Haraçinës dhe Detoniti.

Dyshet çerekfinaliste do të përcaktohen me short, ndërsa ndeshjet do të luhen në pranverë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume