Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë urimin për ditën e Alfabetit.

Në një video emocionuese të postuar në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ‘gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh’.

Më herët reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili ndau urimet për këtë ditë të shënuar për shqiptarët kudo ku ndodhen.

“Gëzuar Ditën e Alfabetit me këtë video emocionuese, dëshmi se gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh, kudo që ata ndodhen e jetojnë”, shprehet ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume