Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, u bë pjesë e ceremonisë përkujtimore të Ditës së Alfabetit Shqiptar më 22 nëntor, një ditë që simbolizon unitetin përmes gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.

Shaqiri, në cilësinë e kryetarit të komunës, u ftua në Manastir nga Ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Denion Meidani, për të marrë pjesë në aktivitetin zyrtar kushtuar kësaj dite. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe si element kyç i identitetit dhe krenarisë kombëtare, njofton TS.

“Le ta ruajmë, ta duam dhe ta përcjellim me krenari gjuhën tonë,” u shpreh Shaqiri, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të çdo qytetari për trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore.

Ngjarja theksoi edhe një herë rolin e gjuhës shqipe si lidhje midis shqiptarëve kudo që jetojnë, duke forcuar unitetin dhe vetëdijen kombëtare.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume